“Këta Islamistat mjekrosha nuk na lanë asgjë pa mos me na e ndaluar”. Kjo është një fjali të cilën e thonë një shumicë e njerëzve në shoqërinë në të cilën jetojmë. Ne e kemi marrë që t’a bartim emanetin e Allahut dhe t’a transmetojmë këtë emanet tek ata të cilët kanë dëshirë që t’a pranojnë me vullnetin e lirë të tyre, prandaj shpesh na ndodh që kur ua mësojmë Fenë të tjerëve, si zakonisht ju tregojmë se cilat janë gjëra të cilat e kënaqin Krijuesin tanë dhe cilat gjëra e hidhërojnë Atë.
Kjo është përshkak se ne ndjejmë përgjegjësi përpara Allahut dhe përgjegjësi përpara njerëzve të cilëve ne ua duam të mirën dhe me të cilët ne duam që t’a ndajmë një gjë të shtrenjtë të cilën ne e kemi.
Kjo gjë e shtrenjtë të cilën ne e kemi është Feja Islame e cila na bën krenarë dhe e cila na ndalon që t’i madhërojmë simbolet e feve të huaja siç janë simbolet e të Krishterëve dhe simbolet e Jehudive. Ne si Musliman nuk duam që njerëzit të cilët thirren se janë muslimanë, të festojnë dhe t’i madhërojnë simbolet e huaja dhe as duam që të Krishterët t’i festojnë dhe t’i madhërojnë simbolet e Fesë Islame, as që na pengon kur priftërinjtë i thërrasin të Krishterët të mos i festojnë festat e Muslimanëve, sepse ne nuk e adhurojmë atë që ata e adhurojnë dhe as ata nuk e adhurojnë Atë që ne e adhurojmë , “Ju e keni fenë tuaj dhe unë e kam fenë time”.[1]
Realiteti i Baba Dimrit
Baba Dimri të cilin këto ditë mund t’a shohim çdokund dhe i cili paraqet personalitet legjendar, në fakt është figurë Krishtere. Ky simbol përdoret si dëfrim me të cilin mundohen që të gëzohen fëmijët e muslimanëve, por ka edhe raste kur personaliteti i Baba Dimrit u imponohet fëmijëve tanë nëpër shkolla ku kinse ai ju shpërndan dhurata fëmijëve tanë (vlen të përmendet se edhe këta dhurata paguhen nga prindërit e mu të atyre fëmijëve, e jo nga gënjeshtra e quajtur “Baba Dimër”).
Baba Dimri në gjuhën e atyre që e kanë shpikur këtë personalitet quhet Santa Claus (Saint Nicholas) ose Father Christmass, apo Babai i Krishtlindjeve.
Por shumica e popullatës tonë të cilët s’kanë aspak njohuri të përgjithshme e kanë pranuar dhe përqafuar këtë personalitet. Baba Dimri apo Shën Nikolla ka qenë figurë historike Krishtere, përafërsisht në shekullin e katërt. Shën Nikolla ishte peshkop grek në provincën e Anadollisë Bizantine (Turqia e sodit) i cili njihej me bujari dhe me zemërgjerësi i cili u shpërndante dhurata të varfërve dhe që u jepte ndihmë financiare vajzave të reja për t’u martuar me qëllim që t’i ndal ata nga prostitucioni. Thuhet se varri i Shën Nikollës gjendet në Itali ku edhe gjatë kryqëzatës së parë atij iu ndërtua një kishë me të njëjtin emër. Gjatë mesjetës Martin Lutheri i cili njihet si reformator i kishës e thelloi në Krishterizëm parimin e dhënies së dhuratave gjatë Krishtlindjeve. Në këtë mënyrë ky personalitet u pranua me të madhe në mesin e të Krishterëve dhe ngeli simbol i Krishtlindjeve.
Ekzistojnë edhe mendime tjera rreth esencës së Baba Dimrit, disa të cilat i referohen historikut pagan të këtij personaliteti.
Kjo figurë historike me mjekër të bardhë dhe me tesha të kuqe nuk i takon Fesë dhe kulturës tonë dhe është pjellë e të tjerëve dhe nuk na takon neve si musliman t’a afirmojmë atë në shoqërinë tonë.
Këtë që e thamë nuk është trillim dhe konspiracion i “mjekroshave Islamistë”, por është fakt të cilin nuk e njohin shumë njerëz dhe shumë të tjerë as që duan t’a njohin, por thjeshtë thithin çdogjë që u ofrohet. Kush dyshon në realitetin e Baba Dimrit dhe dëshiron informata më të hollësishme, le të kthehet në: http:wwen.wikipedia.org/wiki/Santa_Claus
Përgatiti: Enis Arifi
Rizgjimi.com