Pyetja:

Cilat gjëra nëse ne i veprojmë, Allahu do të na ndërton shtëpi në xhenetet e Tij?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut, kurse selamet dhe salavatet tona qofshin mbi Pejgamberin ﷺ, familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata njerëz të mirë që e pasojnë deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk ka gjë e cila më së shumti e afron robin tek Allahu sesa veprat të cilat ia ka obliguar Zoti i gjithësisë njeriut. Besimi në Allahun dhe bindja ndaj Tij janë shkaku i hyrjes së robit në Xhennetet e Allahut, me mëshirën e Allahut nënkuptohet, mirëpo kjo fe e përkryer nuk ka lënë pas dore nxitjen dhe motivimin e njerëzve që të punojnë për të ardhmen e tyre. Vepra të vogla, por shpërblime të mëdha. Shpërblimi është shtëpi në Xhennetin e Allahut, afër Zotit Bujar. Për këtë shkak i Dërguari i Allahut ﷺ i ka nxitur sahabet e tij që të veprojnë mirë, duke ua treguar shpërblimin e disa veprave të mira të cilat i bënin. Disa prej këtyre veprave, pas obligimeve qe i kemi ndaj Allahut, për të cilat i Dërguari i Allahut ﷺ na ka thënë se do të kemi shtëpi në Xhennet janë:

1- Ndërtimi i xhamiave

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush e ndërton një xhami për hir të Allahut, Allahu do t’i ndërton atij një shtëpi në Xhennet.” [1]

2- Leximi i Sures Ihlas

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush e lexon “Kul huveAllahu ehad” dhjetë herë, Allahu do t’i ndërton një shtëpi në Xhennet.” [2]

3- Dua’ja (lutja) gjatë hyrjes në treg

Pejgamberi ﷺ për atë që hyn në treg dhe thotë: “La ilahe il-la Allah vahdehu la sherike lehu, lehul mulku ve lehul hamdu, juhji ve jumit ve huve Hajj la jemuut, bi jedihi elhajru ve huve ala kul-li shej in kadiir – kush e thotë këtë i shkruhen atij një milion sevape, i fshihen një milion gjynahe, ngritet një milion grada dhe i ndërtohet një shtëpi në Xhennet.” [3]

4- Falja e sunneteve të namazit

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush i fal në një natë dhe ditë 12 rekate [4], Allahu do t’i ndërton një shtëpi në Xhennet.” [5]

5- Lënia e polemikës edhe nëse njeriu është në hak

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë i garantoj shtëpi në mes të Xhenetit atij që e len polemikën edhe në qoftë se e vërteta është me të….” [6]

6- Lënia e gënjeshtrës edhe nëse është në shaka

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë i garantoj shtëpi në mes të Xhennetit atij që e len polemikën edhe në qoftë se e vërteta është me të dhe atij që e lën gënjeshtrën edhe në qoftë se është në shaka…” [7]

7- Morali i mirë

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë i garantoj shtëpi në mes të Xhennetit atij që e len polemikën edhe në qoftë se e vërteta është me të dhe atij që e lën gënjeshtrën edhe në qoftë se është në shaka dhe shtëpi në krye të Xhennetit për atë që e ka moralin e mirë.” [8]

8- Plotësimi i zbrazëtirave në Saf

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush e plotëson zbrazëtirën në Saf, Allahu do t’i ndërton shtëpi në Xhennet dhe do ta ngrit grada të larta.” [9]

Dhe vepra tjera siç janë durimi i prindit për fëmiun e vdekur, fjalët e mira, ushqimi i të varfërve dhe vepra tjera të mira për të cilat Allahu shpërblen me shtëpi në Xhennet, andaj le të garojnë ata që kanë ambicie dhe dëshirojnë takimin me Allahun. Kurse për ata që duan shtëpitë tu zbukurohen ne Xhennet, lexoje këtë hadith të Pejgamberit ﷺ: “Kush thotë SubhanAllah, ve Elhamdulilah, ve La ilahe il-la Allah, vAllahu Ekber, Allahu i mbjell për çdo njërën nga to, nga një dru në Xhennet.” [10]

Rizgjimi Pyetje&Përgjigje

—————————–

[1] Buhariu dhe Muslimi

[2]  Ahmedi nga hadithi i Muadh bin Enes, Albani ka thënë: “Hadith i vërtetë”.

[3] Tirmidhiu, Ibn Maxhe, Hakimi dhe Ahmedi, thotë Albani: “Hasen – i mirë”.

[4] 2 rekate para sabahut, 4 para dhe 2 pas farzit të drekës, 2 rekate pas farzit të akshamit dhe 2 rekate pas farzit të jacisë.

[5] Muslimi.

[6] Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh, Albani ka thënë: “Hasen – i mirë”.

[7] Referenca e kaluar.

[8] Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh, Albani ka thënë: “Hasen – i mirë”.

[9] Es-Sahiha (1892).

[10] Es-Sahiha(6/890).