Pyetja:

Cilat janë dispozitat e testamentit në Islam?

***

Përgjigjja:

Të gjithë e dimë se njeriu kalon nga një etapë në tjetrën dhe nga një situatë në tjetrën përgjatë jetës. Ai kalon vështirësitë dhe lehtësitë, pasurinë dhe varfërinë, dëshpërimin dhe gëzimin, shëndetin dhe sëmundjen, forcën dhe dobësinë. Pra njeriu përgjithësisht i takojnë disa të drejta për veten dhe disa të drejta për të tjetrët. Në të gjitha këto transformime dhe kapërcime njeriu mund t’i harrojë disa të tjera që i përkasin të tjerëve siç është borxhi, amanetet etj. Për këtë arsye Allahu i Lartësuar i ka dhënë atij një rast që të mbledhë shpërblime pasi të ketë vdekur. Kjo është prej mëshirës së Allahut dhe butësisë së Tij për robin e Vet të dobët. Kjo portë dhe kjo mundësi e ka emrin testament ose ndryshe amanet. Allahu i Lartësuar thotë: “Kur ndonjërit prej jush i është afruar vdekja, nëse lë pasuri pas vetes, testamenti (vasijeti) për prindërit dhe për të afërmit u është bërë juve obligim, por ashtu siç është drejtë. Për ata që janë të devotshëm kjo është detyrë që lypet kryer.” (Bekare: 180)

I Dërguari i Allahut ﷺ thotë: “Allahu jua ka dhënë sadeka kur vdisni, duke lënë një të tretën e pasurisë (si amanet), në mënyrë që të shtoni veprat e tuaja të mira.”

Testamenti në disa raste është vaxhib, në disa raste të tjera është i pëlqyeshëm, në disa raste të tjera është i papëlqyeshëm dhe në disa të tjera është i ndaluar. Përsa i përket rasteve kur testamenti është i detyrueshëm bëhet fjalë për ato raste kur njeriu ka disa detyrime ndaj të tjerëve. I Dërguari i Allahut ﷺ thotë: “Nuk duhet për një musliman që ka diçka në pronësi për të cilën i takon që të lërë testament që t’i kalojë një natë ose dy net” – dhe një trasmetim tjetër thuhet “tri netë- dhe të mos ta ketë shkruar testamentin e vet.” Ibn Omeri thotë: “Që kur dëgjova këtë prej të Dërguarit të Allahut ﷺ nuk kaloi një natë dhe unë e kisha shkruar testamentin tim.” [1]

Imam Shafiu ka thënë: “Njeriu që bën gjënë e duhur nuk ndahet prej testamentit të tij.”

Kush ka detyrime para Allahut apo para robërve të Tij, siç janë zekati, borxhet, shpagimet etj., duhet të shpejtojë që t’i shlyejë ato për aq kohë sa i ka mundësitë. Në të kundërt le të lerë amenetet në mënyrë të qartë si në shkrim por edhe në domethënie, të shoqëruar me dëshmitarë, sepse kemi të bëjmë me të drejtat e të tjerëve për të cilat ai do të mbëjë përgjegjësi Ditën e Gjykimit. Në këtë mënyrë përfundimi i jetës të jetë i mirë, këto detyrime nuk do të jenë jenë barrë për trashëgimtarët dhe nuk do të shkaktojnë konflikte.

Përsa i përket testamentit të pëlqyer behët fjalë për rastet kur njeriu nuk ka asnjë detyrim karshi të tjerëve. Për këtë arsye është e pëlqyeshme që të lerë amanet që një pjesë e pasurisë së të tij të shpenzohet për vepra të mirë në mëyrë që shpërblimi i këtyre veprave të mbërrije tek ai pas vdekjes. Kjo është mëshirë prej Allahut për robërit e Vet në mënyrë që ata të shtojnë veprat e tyre të mira. Hapësira e këtij lloji testamenti janë të shumta si p.sh., amaneti për ndërtimin e xhamive, për ushqimin e të varfërve, shlyerja e borxheve të nevojtarëve apo pagesa e nevojave për studentët që kërkojnë dijen fetare apo që mësojnë Kuranin Famëlartë.

Testamenti nuk është i pëlqyeshëm për atë njeri që ka pak pasuri, që ka shumë trashëgimtarë apo që ka trashëgimtarë të varfër, sepse është më parësore që pasuria të mos preket dhe t’u lihet atyre, për arsye se ata e meritojmë tepër se të tjetër që të përfitojnë prej saj. Allahu i Lartësuar thotë: “Le të frikësohen ata (në prag të vdekjes) sikur të linin pas vete pasardhës të paaftë për të cilët ata kanë frikë (si do të jetë gjendja e tyre) le t’i ruhen Allahut (dënimit të Tij) dhe le t’ju thonë (jetimëve) fjalë prindore.” (Nisa: 9)

I Dërguari i Allahut ﷺ iu drejtua Sad bin ebi Uekasit me fjalët: “Të lësh pas trashëgimtarë të pasur është më mirë se t’i lësh ata të varfër duke i lypur njerëzve.” [2]

Shabiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nuk ka shpërblim më të madh sesa një pasuri e lenë nga njeriu për fëmijët e tij që të mos ia kenë nevojë njerëzve. Shumë sahabë kanë vdekur pa lënë pas tyre një testament.”

Ndalohet që testamaneti të lihet për gjëra të ndalauara apo bidate, si p.sh., testamenti për ndërtimin e kishave, për tempujt e idhujtarëve, për ndërtimin e varreve apo tyrbeve që adhurohen, për qefinët e mëndafshtë apo për t’u varrosur brenda në xhami apo në një shtëpi të veçantë. Të tilla testamente ndalohet që të zbatohen nga pasardhësit.

Gjithashtu nuk lejohet që testamenti ta kalojë kufirin e një të tretës së pasurisë, për arsye se çdo shtesë mbi një të tjetën është e drejtë e trashëgimtarëve. Testamenti lejohet ta kalojë kufirin e një të tretës për ata njerëz që nuk kanë trashëgimtarë, madje ata kanë të drejtë që ta lejnë të gjithë pasurinë me testament.

Gjithashtu nuk lejohet që testamenti t’i dedikohet njërit prej trashëgimtarëve, që do të thotë se nuk mund t’i lihet testament një personi që ka të drejtën e trashëgimisë prej pasurisë tende. Argument për këtë është thënia e të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Nuk ka testament për trashëgimtarin.” [3]

Gjithashtu njeriu që përfiton nga testamenti nuk mund të bëhet pronar i asaj pasurie derisa të vdesë personi që ka lëshuar testamentin, për arsye se ky i fundit mund të ndryshojë mendim dhe kthehet nga vendimi që ka marrë më parë. Për këtë janë pajtuar njerëzit e dijes.

Shejh Nasir bin Muhamed el Ahmed

Përktheu: Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë

————————–

[1] Buhariu dhe Muslimi

[2] Buhariu dhe Muslimi

[3] Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu