Pyetja:
Çfarë kushte duhet plotësuar për t’u martuar me grua të itharëve të Librit (çifute ose krishtere)?
***
Përgjigjja:
Prej kushteve kryesore (pas pranimit të Islamit) është që të jetë e pastër prej zinasë.
Allahu thotë në Kuran:
“Ju janë lejuar edhe ushqimet e ithtarëve të Librit; po ashtu, ushqimet tuaja janë të lejuara për ata. Të lejuara për ju janë femrat e ndershme besimtare dhe femrat e ndershme të atyre që u është dhënë Libri (krishterët dhe jahuditë) para jush, nëse ju u jepni pajën (mehrin) e kurorëzimit, duke u martuar me ato, e jo duke bërë kurvëri, e as duke i marrë ato për dashnore.” (Maide: 5)
Shejh Dr. Salih el Feuzan
Përktheu: Suad B. Shabani