Pyetja:
Ne jemi një grup nxënësesh te dijes të cilat jemi përgjegjëse (mësuese) në një shkollë të madhe në të cilën mësohet Kurani dhe rregullat e tij, cilat janë çështjet më të rëndësishme të cilave duhet t’i jipet rëndësi që t’ia mësojmë grave, duke e pasur parasysh se ato janë në nivele dhe role të ndryshme?
***
Përgjigjja:
Nuk ka dyshim se ato, për sa i përket mësimit të grave, ato janë rregulla që kanë lidhje me gratë, me cilësitë e tyre dhe me gjendjen e tyre (në përgjithësi).
Ato fillimisht duhet t`i mësojnë atyre gjykimet ndaj hajdit (menstruacionet, të përmuajshmet), nifasit (lehonia, gjaku pastrues pas lindjes), pastrimin pas hajdit, pastrimin pas nifasit. Gjithashtu duhet t’i mësojnë atyre çdo gjë që lidhet me agjërimin dhe namazin e tyre, rregulla të cilat lidhen vetëm me gratë dhe jo me burrat.
Gjithashtu duhet që t`i mësojnë gratë se çfarë iu obligohet atyre në lidhje se si duhet të jetë sjellja e tyre me burrat e tyre, të drejtat që kanë karshi burrave dhe kujdesja ndaj burrave të tyre, aq sa është e mundur sipas mundësive të tyre.
Gratë nuk duhet që të jenë neglizhente ndaj të vepruarit të atyre gjërave me të cilat Allahu i ka urdhëruar ato prej bindjeve të detyrueshme, sikruse ka ardhur kjo gjë në hadithin e saktë:
“Nëse gruaja i falë pesë namazet e saj, e agjëron muajin e saj (Ramazanin) dhe i bindet burrit të saj, do të hyjë në Xhenetin e Zotit të saj nga çdo derë e Xhenetit që të dojë.”
Kjo është një përmbledhje e shkurtër se çfarë obligohen që të mësojnë gratë rreth gjërave që janë të veçanta për to.
Ajka e kësaj që ne thamë është se, ato (gratë) duhet të mësojnë ato gjëra për të cilat obligohen që t’i mësojnë, gjëra që janë të veçanta për to, pra, obligohen të mësojnë dijen (që është e veçantë për to) dhe jo dijen që i obligohet vetëm njerëzve të dijes, e cila është e veçantë për burrat dhe jo për gratë.
Ndërsa sa i përket të zgjeruarit (në dije), kjo kthehet në zellshmërinë e gruas në shtëpinë e saj apo në punët të cilat janë të veçanta për të, duke lexuar dhe shfletuar libërtha dhe libra, kjo është ajo çfarë mund të bëjë gruaja dhe brenda mundësive të saj, pra, ajo i zgjeron njohuritë e saj duke lexuar në mënyrën personale.
Ndërsa sa i përket humbjes së një pjese të kohës së saj, jashtë shtëpisë së saj dhe veçanërisht atëherë kur ajo është e martuar, duke marrë dije e cila nuk është obligative për çdo person, porse obligohen (për mësimin e asaj dije) një pjesë e njerëzve, qëndrimi i saj në shërbim të burrit të saj apo në shërbim të familjes dhe fëmijëve të saj, kjo është më e ligjëruar dhe më e mirë për të.”
Shejh Albani, “Fataua Xhud-deh” (25)