Pyetja:

Cilën dua duhet ta bëjnë nxënësit për mësim?

***

Përgjigjja:

Prej shkaqeve për mësim kualitativ është qëndrimi shumë orë pranë librave. Kur të lodhesh flej pak minuta, pas gjumit merr abdes, fali 2 rekate, pastaj pi ndonjë çaj apo kafe dhe prapë vazhdo me mësim. Bëje nijetin (lexo: qëllimin) e mësimit e studimit për Allahun.

Duaja e mësimit:

Bismilah

O Allahu im më mundëso përvetësimin e drejtë, të mësimit, të lexuarit në Emrin Tënd, më mundëso shkoqitjen dhe zbërthimin e saj, më lehtëso gjuhën time dhe ma qetëso zemrën time, në këtë gjendje të kujtesës nën presion.

Më pastro zemrën (kujtesën) dhe mos më largo vetëm në harresën e shejtanit dhe cytjet e tij. Mos më turpëro para askujt (atij dhe asaj) që nuk e kanë frikën ndaj Teje. Dhe mos na gjunjëzo para atyre që s’të besojnë dhe s’të duan Ty. Më jep vigjilencë, të ngadhënjyer mbi ta dhe dituri të plotë.

Para hyrjes në provim thuaje duanë – O Zot lehtësoma, ndërsa në kohën e provimit është mirë të thuash:
Ma zgjero (më ndihmo) gjoksin tim!”
Dhe më lehtëso në këtë punë timen!
Ma zgjidh nyjen e gjuhës sime!
Që ta kuptojnë fjalën time!” (Ta Ha: 2528)

Dr. Shefqet Krasniqi

Comments are closed.