Pyetja:

Lutja a e ndryshon kaderin (përcaktimin)?

***

Përgjigjja:

Allahu i Madhëruar e ka ligjësuar lutjen dhe ka urdhëruar për të duke thënë: “Zoti juaj ka thënë: Më lutni Mua, Unë ju përgjigjem.” (Gafir: 60)

Dhe ka thënë: “Kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, (thuaju se) Unë jam afër! I përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet.” (Bekare: 186)

Nëse robi vepron shkaqet legjitime dhe lutet, kjo është prej kadasë. Pra, kthimi i kadasë (ndodh po) me kada, nëse Allahu e dëshiron një gjë të tillë. Transmetohet në një hadith autentik nga i Dërguari i Allahut ﷺ se ka thënë: “Me të vërtetë robi privohet nga furnizimi për shkak të ndonjë mëkati që e ka vepruar. Kadanë nuk e kthen (gjë tjetër) veçse lutja dhe jetën nuk e shton veçse devotshmëria.” [1]

Allahu e di më së miri.

Komisioni i Përhershëm për Fetva

——————

[1] Ahmedi (5/277 dhe 280, 282), Tirmidhiu (4/448) dhe Ibën Maxhe (1/350)