Pyetja:
Cili është dallimi mes el-Hamd dhe esh-Shukr?
***
Përgjigjja:
Ka shumë dallime mes el-Hamd dhe esh-Shukr, por ajo që i bën të sakta është se el-Hamd është lavdërim me gojë dhe lavdërim i çdo gjëje të bukur, kurse esh-Shukr ka të bëjë me gjuhë dhe me vepër. Ndaj, nuk thuhet se dikush e lavdëroi Allahun e lartësuar me veprën e tij. Është e domosdoshme që el-Hamd të bëhet me gjuhë. Mirëpo, esh-Shukr është i mundshëm edhe me gjuhë, edhe me vepër. Ai, më i larti, ka thënë: “Që ju të jeni falënderues ndaj Meje dhe ndaj prindërve tuaj.” (Lukman, 14);
“Punoni, o familja e Daudit, që të falënderoni.” (Sebe, 13)
Nga kjo pikëpamje esh-Shukr është më e përgjithshme se el-Hamd, sepse përfshin
lavdërimin/falënderimin me gjuhë dhe me vepër, kurse el-Hamd është më e veçantë,
sepse bëhet vetëm me gjuhë. Sa i përket asaj që lavdërohet, (nga kjo pikëpamje) el-Hamd është më e përgjithshme. Kështu, kjo është nga çështjet rreth të cilave dijetarët kanë thënë se mes tyre ka të përgjithshme dhe të veçanta, që janë në përputhje në një gjë dhe të ndara në një gjë tjetër.
Shejh Salih Alu Shejh, Komenti i Tre Parimeve