Pyetja:

Cili është dallimi mes xhinëve dhe shejtanëve? A janë ata të njëjtat specie?

***

Përgjigjja:

Sa për shejtanët, ata mund të jenë nga xhinët dhe qeniet njerëzore. Kjo është e njëjtë me thënien e Allahut ku thotë: “Dhe kësisoj Ne kemi caktuar për çdo Pejgamber armiq shejtan (shejtanët) nga njerëzit dhe xhinët, duke frymëzuar njëri-tjetrin me fjalë të stolisura për mashtrim. Po të kishte dashur Zoti yt, ata nuk do ta kishin bërë atë, kështu që lëri ata në të tyren me trillimet e tyre.” (Enam: 112)

Dhe ndonjëherë shejtanët janë ndër ata që nuk posedojnë inteligjencë siç gjendet në thënien e Pejgamberit ﷺ: “Qeni i zi është shejtan”. [1]

Xhinët janë pasardhës të Iblissit. Allahu tha: “A do të zgjidhni ju atëherë më mirë atë (Iblisin) dhe pasardhësit e tij mbrojtës dhe ndihmues sesa Mua, ndërkohë që ata (Iblisi dhe pasardhësit e tij) janë armiq te hapur për ju? Sa këmbim i poshter është për Dhalimunet (idhujtarët, politeistët, dhe zullumqarët, etj).” (Kehf: 50)

——————————-

[1] Muslimi 1165