Pyetja:

Cili është gjykimi për atë që kërkon ndihmë nga një i vdekur?

***

Përgjigjja:

Së pari: Ai që kerkon ndihmë nga një i vdekur duke thënë: Më ndihmo o filan, duhet të këshillohet dhe ti tërhiqet vëmendja duke e njoftuar se ky veprim është i ndaluar, madje shirk (ortakëri ndaj Allahut). Nëse insiston në këtë veprim ai nuk konsiderohet musliman, sepse ka kërkuar nga dikush tjetër veç Allahut atë që nuk ka mundësi ta realizojë vetem se Allahu, pra e ka devijuar hakun (të drejtën) që i takon vetëm Allahut për t’ia dhënë një krijese.

Allahu i Madhëruar thënë: “Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës.” Maide: 72

Së dyti: Të kërkosh ndihmë nga një i gjallë që nuk është present, nuk lejohet, sepse është lutje që i bëhet dikujt tjetër veç Allahut në gjëra që nuk mund ti realizojë vetëm se Allahu. Ky veprim gjithashtu konsiderohet shirk (ortakëri ndaj Allahut).
Allahu i Lartësuar ka thënë: “Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” (Kehf: 110)
Te lutësh një të gjallë që nuk është prezent është lloj adhurimi (sepse ky njeri ka besim se ky i gjallë dëgjon dhe përgjigjet, edhe pse nuk është aty prezent). Ai që e vepron diçka të tillë duhet të këshillohet, nëse nuk e pranon këshillën ai konsiderohet jashtë fesë Islame.

[Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva]

Përshtati: Fatjon Isufi