Pyetje:

Cili është mendimi juaj për këtë postim?

Veprat për 10 netët e fundit:

Përgjigje nga Adelina Kuçana:

  1. Jep lëmoshë vetëm nga 1 euro gjatë natës – nëse e qëllon Natën e Kadrit, do të shkruhet sikur të kishe dhënë lëmoshë për 84 vite!
  2. Fali 2 rekate gjatë natës – nëse e qëllon Natën e Kadrit, do të shkruhet sikur të ishe falur për 84 vite!
  3. Lexo suren Ihlas nga 3 herë çdo natë – nëse e qëllon Natën e Kadrit, do të shkruhet sikur të kishe bërë hatme për 84 vite!

Shpërndaje, ndoshta e gjen në regjistrin tënd Ditën e Kiametit. Allahu na bëftë nga të shpëtuarit! Amin.


Falënderimi i takon Allahut! Paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ.

1-  Dhënia e lëmoshës është vepër madhështore, sidomos në Ramazan, por nuk lejohet të përcaktohet një shumë e caktuar për çdo natë. Profeti ﷺ ishte shumë bujar gjatë Ramazanit, por nuk caktoi ndonjë sasi të veçantë për dhënien e sadakasë. Prandaj, jini bujarë me aq sa mundeni, por pa përcaktuar shuma specifike për çdo ditë.

2-  Leximi i sures Ihlas ka vlerë të madhe, pasi është cilësuar si një e treta e Kuranit në një hadith të saktë. Megjithatë, dijetarët kanë pasur mendime të ndryshme nëse leximi i saj tre herë llogaritet si hatme e Kuranit apo jo. Për më tepër, nuk duhet të kuptohet se vetëm leximi i kësaj sureje është i mjaftueshëm, duke lënë anash leximin e pjesës tjetër të Kuranit. Përkundrazi, leximi i tërë Kuranit është më i dobishëm. Në këto net të begata, çdo musliman duhet të angazhohet në adhurime bazuar në argumente të sakta dhe të mos veprojë sipas praktikave të paargumentuara. Çdo vepër që nuk ka bazë në Sunetin e Profetit ﷺ është e refuzuar.

Në këto net të begata, çdo musliman duhet të angazhohet në adhurime bazuar në argumente të sakta dhe të mos veprojë sipas praktikave të paargumentuara. Çdo vepër që nuk ka bazë në Sunetin e Profetit ﷺ është e refuzuar.

Pasimi i Profetit ﷺ është kusht për pranimin e veprave. Prandaj, bëhuni bujarë dhe të përkushtuar në adhurime, por pa e kufizuar atë në numra ose veprime të cilat nuk kanë bazë në tekstet islame.

Allahu e di më së miri!

/ /Dr. Adelina Kuçana/