Pyetja:
Cili është shërimi i atij që e ka zënë magjia dhe është prekur prej shejtanëve e xhinëve?
***
Përgjigjja:
Shërimi i të magjepsurit bëhet duke lexuar tre suret e fundit te Kuranit: “Ikhlas,Felek dhe Nas”.
Kështu, Allahu i Lartmadhëruar e zhvleftëson dhe e shkatërron kurthin e magjistarit. Mirëpo, ajo që e dëmton njeriun është vetvetja e tij. Ai i bën padrejtësi vetes kur beson se magjistari është ai i cili e ka në dorën e tij shërimin e tij nga mjeshtëria e magjisë. Ai duhet të thotë: “Unë mbështetem te Ti për atë që ke parapa, nga e keqja të cilën e kanë mësuar dhe kryelartësisë së tyre ndaj Imanit, nga fytyrat e magjistarëve që janë plot mllef e urrejtje dhe nga të gjithë ata që sjellin lodhje e mundime”.
“Dhe se ka pasur burra, që kërkonin ndihmë prej disa xhinëve, ashtu që ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën”. (Xhin: 4).
Pra, u shtuan mundimi dhe lodhja e tyre . . ., për këtë arsye te ta shohim vetëm urrejtje.
Marrë nga: Libri “Fetfat e Sharavit”