Pyetja:

Cili prej adhurimeve është më i dobishëm gjatë Ramazanit?

***

Përgjigjja:

Adhurimet janë të shumëllojshme e që më parësore dhe njëkohësisht më të dashura tek Allahu janë ato të obliguarat (farzet), në radhë të parë pesë kohët e namazit, të cilat muslimani duhet të kujdeset t’i kryejë në kohën e tyre dhe me xhematë, si në Ramazan njashtu edhe pas tij.

Ndërsa, pas farzeve vijojnë adhurimet vullnetare, si namazi në përgjithësi, ai i teravisë, i natës, i duhasë, sunetet përcjellëse të farzeve (sunen rauatib), etj.
Prej tyre: leximi i Kuranit që njëherit është nga adhurimet më të vlefshme në këtë muaj.
Gjithashtu: dhikri (të përmendurit e Allahut), istigfari, lutja, ndihmesa, sadakaja, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, si dhe çdo vepër që Allahu i Lartësuar e ka bërë të ligjshme dhe është i kënaqur me të.
Pastaj, secili person mund të zgjedhë prej këtyre adhurimeve atë që mund ta kryejë me zell dhe më leht, për arsye se njerëzit ndryshojnë nga njëri – tjetri në aspektin e besimit, ambicies, dëshirës dhe vullnetit që kanë, andaj çdo njëri vepron atë që e sheh më të dobishme për vetën e tij.
Imam Ibn Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Prej njerëzve ka që për dikë më i dobishëm është leximi i Kuranit sesa namazi (vullnetar), për dikë tjetër të përmendurit e Allahut (dhikri) është më i dobishëm sesa leximi dhe ka prej tyre që përpjekja në lutje (dua) është më e dobishme për të sesa dhikri ndaj të cilit ndoshta mund të jetë neglizhent… andaj, njohja e gjendjes së çdo personi dhe asaj se çka është më e dobishme për të nuk mund të përmblidhet në një libër, porse para së gjithash kjo ka nevojë për udhëzim që Allahu e udhëzon me të robin e Tij në atë që është më e mirë…”.
“Fetava” (22/309).
Me rëndësi është që mos të kalojë ndonjë çast nga Ramazani vetëm se duke qenë në ibadet, duke mos nënvlerësuar asnjë vepër sa do e thjeshtë që të jetë, siç përmendet në hadith: “Frikësojuni Allahut qoftë edhe me një gjysmë hurme”, qoftë edhe: “të takosh vëllanë tënd me fytyrë të çelur (buzëqeshur)”.
Lus Allahun të na udhëzojë në atë që është më e mirë dhe më e dobishme për ne, të na pranojë agjërimin dhe të gjitha veprat e mira gjatë këtij muaji!

~Përkthim