Pyetja:
Çka do të thotë ibadet (adhurim)?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të Dërguarin e Tij, ﷺ.
Ibadetin dijetarët e kanë definuar në forma të ndryshme. Në mesin e tyre është edhe definicioni i njohur dhe gjithpërfshirës i Ibn Tejmijes i cili thotë: “Ibadeti është emër i përgjithshëm i çdo gjëje të cilën e don Allahu dhe është i kënaqur me të, prej fjalëve apo veprave, qofshin ato të jashtme apo të brendshme.”
Hoxhë Omer Bajrami