Pyetja:

Filluam të falemi dhe na u ndërpre rryma. Kur u kthye rryma, gjatë namazit, një nga besimtarët doli përpara për të ndezur mikrofonin, pastaj u kthye në namazin e tij. A lejohet kjo apo jo?

***

Përgjigjja:

Besimtari duhet të shmangë lëvizjet që nuk kanë të bëjnë me namazin gjatë namazit, veçanërisht nëse nuk ka nevojë ta bëjë këtë gjatë namazit, sepse kjo është pjesë e faljes së namazit siç duhet, siç jemi urdhëruar të bëjmë. Allahu thotë:

Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm, dhe ndaj Allahut të jeni respektues (në namaze).” (Bekare, 238)

Shejh Ibn Sa’di (Allahu e mëshiroftë) ka thënë në Tefsirin e tij: d.m.th., me përulësi dhe fokus të duhur.

Dhe Allahu thotë:

Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët: ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit.” (Muminun, 1-2)

Për sa i përket asaj që përmendni për një nga adhuruesit që ka dalë përpara për të ndezur mikrofonin derisa ai ishte duke u falur, kjo lëvizje e tij nuk e prishë namazin. Nëse ka pasur nevojë të ndizet mikrofoni gjatë namazit, si p.sh. nëse xhemati ishte i madh dhe nuk e dëgjonin të gjithë zërin e imamit, atëherë ai bëri mirë duke e bërë këtë.

Por nëse nuk ka pasur nevojë të ndizet mikrofoni gjatë namazit, atëherë ai ka bërë një veprim mekruh, por namazi i tij nuk zhvleftësohet, sepse veprimet e tilla konsiderohen si lëvizje të vogla që nuk e prishin namazin.

Por këtu duhet të theksojmë se zmadhuesit e zërit nuk duhet të përdoren jashtë xhamisë siç bëjnë shumë njerëz në ditët e sotme, sepse kjo i shqetëson besimtarët në xhamitë e tjera ose njerëzit që falen në shtëpitë e tyre, si gratë dhe ata që janë të përjashtuar nga falja e namazit në xhami.

islamqa.info