Pyetja:
Vëllau ka qenë i martuar 24 vite por nuk ka pasur fëmijë. Pas të shtatave (të pameve të vdekjes) gruaja ka vendosur të kthehet tek prindi i saj, ka marrur të gjitha gjërat e saja personale. A jam i obliguar t’i jap diçka tjetër, prej pasurisë (hises) së vëllaut?
***
Përgjigjja:
Allahu e pastë mëshiru vëllaun tënd dhe gjithë ata që vdesin duke besuar Zotin hak, Pejgamberin ﷺ hak, Kuranin hak, Ditën e Gjykimit hak, Xhenetin dhe Xhehnemin hak.
Sa i përket gruas e cila ka dalur nga shtëpia pas 7 ditë pas vdekjes së burrit të saj, ajo ka bërë gjynah. Pikë së pari gruaja me vdekjen e burrit i bie se është ndarë nga ai, së dyti gruaja ka qenë dashur të qëndroj aty ku e ka lënë burri i saj për 4 muaj e 10 ditë ashtu siç e ka urdhëruar dhe obliguar Zoti me ajet kuranor:
“E ata që vdesin dhe lënë gra pas vete, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë.” (Bekare, 234)
Dhe ku bëhet kjo pritje? Në shtëpinë ku e ka lënë burri i saj. Madje kanë thënë ulematë islam se edhe nëse gruaja qëllon tek familja e saj dhe i vdes burri ajo duhet të vijë tek shtëpia e burrit të saj, të pres të pamet si dhe të kryejë idetinë (kohëpritja). Përpos nëse asaj i rrezikohet nderi i saj, jeta e saj apo pasuria e saj, përndryshe nëse nuk i rrezikohet njëra nga këto ajo duhet të qëndroj aty (tek shtëpia e burrit të saj). E në rast se i rrezikohet njëra nga këto ajo duhet që të shkoj tek një vend ku është e sigurt, shembull tek prindërit e saj, por me nijetin që të kalojë idetin prej 4 muajsh e 10 ditë.
Pas kësaj kohe ajo nuk ka më asnjë lidhje me ish- burrin e saj, përpos lidhjes shpirtërore apo emocionale, të cilat mund ta përcjellin deri në ahiret. Por lidhje ligjore me të më nuk ka, obligime ndaj tij më nuk ka, është e lirë që të martohet nëse dëshiron.
Po e themë këtë ngase tek ne shpeshherë po ndodh që pasi që të i vdes gruas burrit në javën e e parë apo javën e dytë, pasi të kryhet e pamja vie familja e saj dhe e marrin. Ose familja e burrit i thonë: ‘Neve na vdiç vëllau/djali, ti a dëshiron të rrish apo shkosh?’
Edhe familja e saj, edhe familja e burrit nëse i thonë kështu janë gabim. Kjo ngase ajo është me zemër të thyer dhe nga ana tjetër Allahu e ka obliguar të pres 4 muaj e 10 ditë, e pse po shpejtoni? Pse thyeni ligjet e Zotit? Pse të mos pritet përmbushja e kohës? A nuk është e mundur të pritet? Përderisa ajo rri aty me vite, duhet të qëndroj edhe 4 muaj e 10 ditë të tjera apo sa të dëshiroj ajo.
Çështja tjetër nëse gruas i vdes burri dhe ka fëmijë me të i takon 1/3 nga pasuria e tij, ndërsa nëse ata nuk kanë fëmijë së bashku, sikurse në këtë rast, atëherë gruas i takon ¼ e pasurisë. ¾ i takon familjes, prindërve dhe motrave e vëllezërve të tij që ndahen në mënyrë proporcionale mes tyre. Kurse ¼ i takon gruasë qoftë ajo pasuri e tundshme apo e patundshme e që kjo është çështje tjetër por me rëndësi se kjo është hak i gruas së të vdekurit.
Hoxhë Shefqet Krasniqi
Comments are closed.