Pyetja:

Çka konsiderohet përngjasim i ndërsjellt mes dy gjinive?

***

Përgjigjja:

Shejh Ali el-Hadadij ka thënë: “Nuk i lejohet burrit të vesh këpucë që janë specifike për gratë dhe po ashtu nuk i lejohet gruas të vesh këpucë që janë specifike për burrat. Bazuar në përgjithësimin e ndalesës të përngjasimit të secilit prej dy gjinive më tjetrin. Por ka nga njerëzit që tolerojnë në lidhje me këtë pikë e në veçanti kur gjendet në shtëpinë e tij kur dëshiron të futet në guzhinë e vende të ngjashme.” (1)

Shejh Abadi ka thënë: Nuk lejohet përngjasimi edhe nëse gjenden në shtëpi. Ndalimi nga përngjasimi nuk specifikohen vetëm shtëpinë e as rrugën, por është në të gjitha (gjendjet). (2)

Përktheu: Udha e Besimtarëve

———————————-

(1) “Prej edukatës së muslimanit përgjatë ditës dhe natës”

(2) “Shpjegimi i sunenu Ebi Davud” audiokaseta nr. (10)