Pyetja:
Gruaja ime është shtatzënë në muajin e dytë të saj dhe një ditë i ka pikur një pike gjaku në fillim të muajit Ramazan. Kjo ka ndodhur pas namazit të jacis. Pastaj pas disa ditëve e njëjta gjë i ka ndodhur por tani pak para perëndimit të diellit. Ngjyra e gjakut ishte e qelur. Çka duhet bërë në këtë rast, duke ditur se ajo e ka plotësuar agjërimin?
***
Përgjigjja:
Gruaja nëse është shtatzënë dhe i del gjaku nga organi i saj duke mos qenë i rregullt e as në kohën e zakonshme të tij, gjaku i tillë nuk është asgjë pa marrë parasysh a është një ose dy pika apo gjak i shumtë. Gjaku i tillë tek grate shtatzëna konsiderohet gjak i prishur (e jo menstruacionesh). Përveç nëse ai gjak është paraqitur në kohën e zakonshme të menstruacioneve aë e kishte para shtatzënisë (dhe i ka vetitë e gjakut të menstruacioneve) në këtë rats konsiderohet hajz-menstruacion. Ndërsa në rastin tuaj paraqitja dhe ndërprerja e herë pas hershme e gjakut nuk nënkupton ndërprerje agjërimi. Ajo vazhdon të agjërojë, të falet dhe këto adhurime janë të sakta për të pa pasur kurrrfar mëkati?
Shejh Ibën Uthejmini, Fetvat dhe derset e haremit të Mekës vëll. 4, fq. 63
Përshtati: Lulzim Susuri