Pyetja:

Dalja e gjakut nga hunda, qoftë shumë apo pak a e prish abdesin?

***

Përgjigjja:

Dalja e gjakut nga hunda nuk e prish abdesin. Nëse dikujt i del gjak nga hunda, goja apo nga ndonjë plagë nuk i prishet abdesi, mirëpo medoemos që ta lajë gjakun, kurse sa i përket abdesit, këto gjëra nuk e prishin, përshkak se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu nuk e pranon namazin e ndonjërit prej jush kur të bën hadeth, derisa të merr abdes“. Na bën të qartë se ajo që e prishë abdesin është hadeth-i, kurse hadeth është: dalja e urinës, jashtëqitjes nga prapa, lëngu që del para spermës, sperma, gjaku që del nga organi i gruas (jashtë ciklit menstrual dhe lehonisë), lëngu i organit femëror, gazrat etj. Andaj kuptohet se gjaku nuk është hadeth, bile nuk është as në kuptimin e hadeth-it.

Disa prej dijetarëve kanë thënë: “Dalja e gjakut apo dalja e ndonjë papastërtie nga cilado qoftë pjesë e trupit e prishë abdesin, për shkak se i Dërguari i Allahut ﷺ, e urdhëroi gruan që i del gjak nga organi [1] (për shkak të ndonjë çregullimi) të merrte abdes për çdo namaz”.

Ky argumentim është i dobët, për shkak se “mustehadha-s” i del gjaku nga organi, andaj gjaku del i papastër, kështu që kriteri është në vendin e daljes dhe asaj çka del (dy kritere). Në këtë rast ky gjak merr dispozitën e urinës në prishjen e abdesit.

Mirëpo nëse del gjak nga ndonjë vend nga trupi përpos vendeve të nevojës, nuk është si gjaku i “istihaadha-s”, përshkak se ai e ka vetëm një kriter (ajo çka del), kurse tek “istihaadha” kemi dy cilësi (kritere), andaj krahasimi mes këtyre është i dobët.

Për këtë themi se mendimi më i fortë është mendimi i shumicës së dijetarëve, d.m.th se gjaku nuk e prishë abdesin.

Allahu e di më së miri.

Shejh Muhammed El-Muhtar Esh-Shenkiti

—————————–

[1] Ky lloj i grave në terminologjinë e Sheriatit quhet mustehaadha.