Pyetja:
Disa Ramazane nuk kam mundur t’i agjërojë shkaku i problemeve shëndetësore, a duhet t’i paguaj ato apo t’i kompenzojë si agjërim kaza?
***
Përgjigjja:
Tani a jeni i/e shëndosh apo vazhdoni të jeni i/e sëmurë? Nëse ju është përmirësuar gjendja dhe jeni me shëndet të mirë duhet të i kompenzoni ato ditë, pra të agjëroni. Pak nga pak, ditë për ditë apo një ditë po e disa ditë jo, ose gjatë dimrit agjëron disa ditë me radhë kur është dita e shkurtër e kështu me radhë.
Duhet kompenzuar ato ditë nëse jeni shëndosh e mirë sepse kompenzimi me para vlen vetëm për ato rastet kur personi nuk ka mundësi fare të agjëroj si shkak i pleqërisë apo sëmundjes.
Ngase nëse individi nuk është shëruar dhe gjendja e tij vazhdon të jetë ashtu apo edhe më e rënduar ky nuk e ka as tani borxh të agjëroj e lëre më të kompenzojë.
Dr. Shefqet Krasniqi
Comments are closed.