Pyetja:
Duaja e hyrjes në shtëpi, a duhet të thuhet sa herë që hyn brenda në shtëpi?
***
Përgjigjja:
Dhikri i hyrjes në shtëpi, është i ligjërueshëm sa herë që njeriu hyn në shtëpinë e tij, përjashto rastin kur ai ka ndërmend të kthehet shpejt, siç ndodh kur del nga shtëpia për tek një dyqan i afërt që të blejë diçka dhe të kthehet. Apo kur del nga shtëpia për të takuar ndonjë shok dhe ka si qëllim të kthehet shpejt, apo kur del tek porta e shtëpisë etj. Në këto raste nuk e ka të nevojshme duanë e hyrjes në shtëpi. Ashtu sikurse pyetësi duhet ta dijë se duaja e hyrjes në shtëpi nuk është e detyrueshme, siç kuptohet nga mënyra e pyetjes së tij. Përkundrazi ajo është vepër e pëlqyeshme, pa harruar dhe faktin se disa dijetarë e diskutojnë saktësinë e hadithit që flet për këtë dua.
Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua Nurun Ala Derb”, 429
Përktheu: Fatjon Isufi