Pyetja:

Për sa u përket dhjetë ditëve (të para) të Dhul-Hixhxhes dhe dhjetë netëve (dhe ditëve të fundit) të Ramazanit, cilat nga këto kanë epërsi më të madhe?

***

Përgjigjja:

Dhjetë ditët (e para) të Dhul-Hixhxhes kanë epërsi më të lartë sesa dhjetë ditët (e fundit) të Ramazanit dhe dhjetë netët e fundit të Ramazanit kanë epërsi më të madhe sesa dhjetë netët (e para) të Dhul-Hixhxhes. Përsa u përket dhjetë netëve (të fundit) të Ramazanit, atëherë ato janë net aktiviteti (adhurimi), të cilat Pejgamberi ﷺ i kalonte zgjuar (duke adhuruar). Dhe, midis tyre është Lejletul-Kadr (Nata e Pushtetit) e cila është më e mirë se një mijë muaj. Kështu që kushdo që përgjigjet me tjetër shpjegim veç këtij, s’është e mundshme që ai të ketë sjellë dëshminë e duhur.

Shejhul-Islam Ibn Tejmije, “Fetaua Ramadan”, vëllimi 2, faqe 763, fetvaja nr. 776
“Mexhmu Fetaua”, vëllimi 25, faqe 287