Pyetja:
Nëse urina bie në tesha dhe pastaj teret, a konsiderohet (urina) ende e papastër? A është i obligueshëm pastrimi i pikë ku bie urina? Dhe, nëse personi e prek atë, a duhet ta lajë pjesën e prekur nga ajo (papastërtia)?
***
Përgjigjja:
Papastërtia s’mund të largohet nga një teshë, përveçse duke e larë atë më ujë të pastër. Nuk është e mjaftueshme që vetëm ta lësh atë të teret. Lidhur me gjakun menstrual që bie në teshat e gruas, Pejgamberi ﷺ tha: “Ajo duhet ta gërvisht atë, pastaj ta fërkojë me ujë, pastaj ta lajë, pastaj të falë namaz me të.” [1] Pra, patjetër që duhet të lash papastërtinë nga tesha para se të falësh namaz me të. Nëse personi prek një papastërti të lagësht, atëherë ai duhet të lajë çdo pjesë të trupit që ajo prek, sepse papastërtia mbartet në atë pjesë. Sa i përket papastërtisë së terur, s’ka nevojë që ai të lajë pjesën e prekur nga ajo, sepse papastërtia nuk mbartet tek ai në këtë rast.
Shejh Salih el-Fewzan
islamqa.info
——————————–
[1] Mutefekun alejhi