Pyetje: Si mund t’i përgjigjemi një ateisti i cili pretendon që universi është i përjetshëm ( nuk ka fillim)?

Përgjigje: Sipas Ligjit të Dytë të Termodinamikës është e pamundur që universi të jetë i përjetshëm.
Ja një shembull për të thjeshtuar këtë ligj: nëse keni një filxhan me ujë të nxehtë në dhomë derisa temperatura e dhomës të jetë e barabartë me temperaturën e filxhanit. Ky është ligji i dytë i termodinamikës, ku energjia rrjedh nga nivelet e larta në nivele të ulëta me kalimin e kohës.
Që nga shfaqja e universit, ky ligj ndodh në çdo moment dhe në çdo univers, derisa temperatura e gjithçkaje në univers të bëhet e barabartë dhe kur kjo të ndodhë, do të ndodhë ajo që njihet si vdekja termike e universit.
Nëse universi do të ishte i përjetshëm, ai do të ishte pezulluar deri më tani- i vdekur termikisht. Megjithatë, universi tani është në një gjendje që është më pak se entropia maksimale dhe nuk ka arritur ende vdekjen termike. Prandaj, nuk është i përjetshëm, përkundrazi, ka një fillim të caktuar gjatë të cilit janë shfaqur koha dhe hapësira.
Është vërtetuar sipas të njejtit ligj se universi filloi në një minimum entropie, që do të thotë se shfaqja e tij ishte pa një shembull precedent: ai u krijua nga asgjëja.
Pra, ky ligj shkencor është në anën e kundërt me ateizmin.

Dr. Hejthem Talat
*Shkëputur nga Islami dhe ateizmi ballë për ballë