Pyetje: Frika nga ai që merr mësysh, a konsiderohet frikë e dënueshme (që nuk duhet pasur)?

Përgjigje: Jo, por është ekzagjerim. Ekzagjerimi nuk është i lejueshëm. Ndërsa kur ke të bësh me një njeri të njohur i cili merr mësysh, ti duhet t’i marrësh shkaqet të bësh duatë dhe të lexosh Kuran. Dhe kjo është nga aspekti i mënjanimit të shkaqeve që shkaktojnë dëm, ashtu siç largohesh nga gjarpri, akrepi apo egërsirat, ashtu mënjanon edhe syrin e keq.

 

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=127662