Pyetja:
Nëse njeriu gjatë ditëve të Ramazanit, pasi që ta hajë syfyrin dhe të falet, fle deri në namazin e drekës, pastaj e falë drekën dhe fle deri në namazin e ikindisë, pastaj e falë atë dhe fle deri në iftar, a është agjërimi i tij i vlefshëm?
***
Përgjigjja:
Nëse çështja është ashtu siç u përmend, atëherë agjërimi i tij është i vlefshëm. Mirëpo, gjumi i vazhdueshëm i agjëruesit në pjesën më të madhe të ditës, është shkujdesje dhe moskokëçarje nga ana e tij, duke qenë se muaji i Ramazanit është kohë e çmuar, prej së cilës muslimani duhet të përfitojë gjëra që i kthehen me dobi, siç janë: shpeshtimi i leximit të Kuranit, kërkimi i rrizkut dhe i dijes fetare.
Komisioni i Përhershëm për Fetva
Përktheu: Petrit Perçuku