Pyetja:

Gratë e ndershme nga ehli kitabi që martohen me muslimanët, a i kanë detyrë dispozitat e ndryshme fetare, megjithëse nuk kanë pranuar shehadetin? Nëse po, a duhet t’ia imponojë bashkëshorti disa nga dispozitat, si psh mbulimi i auretit, bindja ndaj tij, pastrimi nga hajdi, etj?

***

Përgjigjja:

Ajo që kërkohet nga ky bashkëshort është ta thërrasë atë femër tek Allahu, sepse bashkëshorti ka ndikim të madh tek e shoqja dhe në përgjithësi, nëse e do vërtetë, do i bindet. Ndaj, e këshillojmë atë vëlla që martohet me të krishtere apo çifute që t’i kushtojë rëndësi davetit të saj në Islam. Profeti ka thënë: “Që ta udhëzojë Allahu një person nëpërmjet teje, është më e mirë për ty sesa devetë e kuqe”, dhe thotë: “Kush thërret për në udhëzim, do ketë shpërblimin njësoj si ata që e pasojnë, duke mos iu pakësuar atyre asgjë nga shpërblimet e tyre”. [1]
Ajo bashkëshorte, ithtar e librave të mëparshëm, nuk është e ngarkuar me asgjë nga
dispozitat, qoftë nga bazat esenciale të islamit apo nga ritet praktike, përveç obligimit të
ruajtjes së nderit. Vetëm kjo i kërkohet dhe asgjë tjetër përveç kësaj.

Shejh Mukbil bin Hadij el Uadi’ij, “Ixhabetus-Sail”, fq.614, fetua nr. 363

Përktheu: Shuajb Rexha

——————————–

[1] Buhariu