Pyetja:

A prishet agjërimi nëse ha apo pi me harresë?

***

Përgjigja:

 

Nëse hani apo pini gjatë agjërimit dhe kjo ndodhë si shkak i harresës, agjërimi juaj nuk prishet. Argument për këtë është fjala e Allahut:

Zoti ynë mos na ndëshko nëse harrojmë ose gabojmë.” (Bekare: 286)

Në lidhje më këtë ajet tansmetohet nga Pejgamberi se Allahu i është përgjigjur besimtarëve duke thënë: “Ua pranova atë të cilën ma kërkuat.”

Transmetohet nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut ka thënë: ”Kush harron dhe ha apo pi duke qenë agjërueshëm le ta plotëson agjërimin e tij, sepse Allahu dëshiron që ta ushqejë dhe ti japë të pijë atij.” [1]

I Dërguari i Allahut ka thënë: ”Kush e prish agjërimin e Ramazanit pa qëllim nuk ka nevojë ta kompenzon e as të paguaj për të.[2]

Senad Ramadani

———————–

[1] Buhariu

[2] Hakimi