PYETJA:

I nderuari hoxhë! Cili është qëndrimi i islamit lidhur me hyrjen e muslimanëve në kishë me qëllim që të marrin pjesë në ritet e tyre apo për dëgjimin e ligjëratave?

PËRGJIGJJA:

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Sunduesit të Ditës së Gjykimit, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…

Muslimani e ka të ndaluar hyrjen në tempujt fetarë të jobesimtarëve, ngase kjo do të thotë madhërim i tubimit të tyre. Transmetohet se Bejhekiu (me zinxhir autentik të transmetuesve) ka thënë: “Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “Mos hyni në kishë dhe në faltore të idhujtarëve, sepse mbi ta zbret zemërimi. “¹

Mirëpo, nëse hyrja ndodh për shkak të dobive sheriatike (me qëllim që ata të thirren në fenë e Allahut apo diçka të ngjashme), atëherë s’ka pengesa për hyrje të tillë.

¹ Sunen Bejhekiu, 9/234 dhe Abdurrezak, “Musane”, 1609.

Burimi: Fetvatë e Komisionit të Përhershëm, f. 2/76-77./