Pyetja:

Jeta ime ka qenë gjithmonë e mbushur me probleme e telashe të ndryshme, ndaj kam filluar që ta urrej atë. Sa herë që më ndodhë ndonjë fatkeqësi, i lutem Allahut që të vdes sa më shpejt e të shpëtoj nga hallet që më kanë rënë mbi kokë, pasi për mua, kjo është rrugëdalja e vetme. A është e lejuar kjo gjë që bëj unë?

***

Përgjigjja:

Kërkimi I vdekjes për shkak të fatkeqësive që ndodhin njeriut është i ndaluar, sepse Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Askush s’duhet ta kërkojë vdekjen për shkak të ndonjë fatkeqësie, por nëse mendon se duhet ta kërkojë atë patjetër, atëherë le të thotë: O Zot! Nëse jeta është më e mirë për mua, më jep mundësi të jetoj; por nëse vdekja është më e mirë për mua, atëherë më je mundësi që të vdes.”

Ndaj muslimani duhet të shpresojë tek shërblimi i Allahut dhe të presë me durim kalimin e fatkeqësisë.

Profeti ﷺ ka thënë: “Fitorja vjen me durim, gëzimi vjen pas dëshpërimit dhe pas çdo vështirësie ka lehtësim.”
Në të njëjtën kohë, duhet të kemi parasysh se vështirësitë dhe problemet që ndesh muslimani gjatë jetës, fshijnë një pjesë të gjynahve të tij dhe se vetëm me durim dhe shpresë tek shpërblimi i Allahut mund të arrihet grada e lartë, për të cilën Ai thotë:

Përgëzoj ata të cilët, kur ndodh ndonjë fatkeqësi, bëjnë durim dhe thonë: Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.” (Bekare: 156)

Në mbyllje, do të dëshiroja qe t’i tërhiqja vëmendjen pyetëses, lidhur me faktin se “vdekja është rrugëzgjidhja vetme për problemet e saj”, pasi ky është një mendim tërësisht i gabur.
Vdekja nuk i zgjidh problemet, përkundrazi, i shton ato, sidomos kur vdes duke pasur gjynahe për të cilat nuk është penduar akoma; kështu , në këtë rast, vdekja nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të shpejtonte dënimin e Allahut.
Ndaj duhet të bësh durim, sepse çdo fatkeqësi, sado e madhe qoftë, e ka fundin e vet.
Allahu i Madhëruar thotë: “Me të vërtetë, pas vështirësisë ka lehtësim. Me te vërtetë pas vështirësisë ka lehtësim.” (Inshirah: 56)

Shejh Ibn Uthejmin, “Pyetje dhe Përgjigje”