Krishtlindjet – Viti i ri!

Imam Dhehebiu (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Nëse dikush thotë: “Unë nuk e kam për qëllim imtimin e tyre (jomuslimanëve)?”
I themi: Të veprosh sikur ata dhe të jesh pjesëmarrës në festat e tyre (prapëseprapë) është haram, siç dëshmohet në hadithin e saktë se i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ndaloi nga falja e namazit në kohën e lindjes së Diellit dhe perëndimit të tij, dhe tha: “(Në atë kohë) Dielli lind mes brirëve të shejtanit, dhe në atë moment i bëjnë sexhde jobesimtarët.”
Pra, muslimani (nëse falet në atë kohë) nuk e ka për qëllim një gjë të tillë, sepse sikur ta kishte do të dilte nga feja, megjithatë, përputhja dhe pjesëmarrja me ta në ato veprime është haram.”

(“Teshebbuhul-hasis bi ehlil-hamis”, 37)

Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Urimi i jobesimtarëve për krishtlindjet apo festat tjera fetare të tyre është i ndaluar me konsensusin e dijetarëve muslimanë, siç e përcjell një gjë të tillë ibën Kajjimi në librin e tij “Ahkam Ehlidh-dhimmeh”

Urimi i jobesimtarëve për festat e tyre fetare është haram, sepse me këtë ua miratojmë ritualet e mosbesimit që ata i bëjnë dhe pajtohemi me to. Edhe pse muslimani nuk pajtohet me kufrin e tyre, megjithatë atij i ndalohet të pajtohet me simbolet e kufrit apo t’i urojë të tjerët për to.

Nëse ata na i urojnë festat e tyre ne nuk ua kthejmë urimin, sepse ato nuk janë festa për ne, dhe sepse ato janë festa që Allahu i Lartësuar nuk i do, ngaqë ose janë të shpikura në fenë e tyre, ose janë të ligjësuara, megjithatë janë anuluar me ardhjen e fesë Islame.

Gjithashtu muslimanit i ndalohet t’i përgjigjet thirrjes së tyre lidhur me këto festa, ngaqë kjo përbën mëkat më të madh se urimi i tyre për to, për shkak të pjesëmarrjes së tij aty… Po ashtu, muslimanëve iu ndalohet imitimi i jobesimtarëve duke organizuar ahengje e festa në këto raste.”

(“Mexhmu’ul-Fetaua” 3/44)

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku