Pyetja: Cili është gjykimi për incizimin e hutbes së xhumasë me telefon gjatë hytbes? A hyn kjo në hadithin që flet për të folurit dhe humbjen e shpërblimit të xhumasë, apo lejohet nëse dikush dëgjon me vëmendje dhe nuk përdor telefonin për gjëra të tjera? A është haram incizimi me video i imamit apo vetëm i pëlqyer më pak? Kërkoj sqarim që të ndjek atë që e kënaq Allahun?
Përgjigje
Falënderimi i plotë i takon Allahut, Zotit të botëve. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut, dhe se Muhamedi(alejhi selatu ue selam) është robi dhe i Dërguari i Tij.
Incizimi apo filmimi i hutbes së xhumasë me telefon nuk lejohet nëse kjo kërkon lëvizjen e duarve gjatë hytbes, sepse kjo të shpërqendron nga dëgjimi i saj. Pejgamberi(alejhi selatu ue selam) ka thënë:
“Kushdo që prek guralecë (luan me to) gjatë hytbes ka bërë veprim të kot-bosh(‘laghw)” (Sahih Muslim:857)
Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Kjo përfshin ndalimin e prekjes së gurëve ose të angazhimit me çfarëdo lloj shpërqendrimi gjatë hutbes, dhe tregon rëndësinë e përqendrimit me zemër dhe trup drejt hutbes. Me fjalen ‘laghw’ (veprim të kot) që ka ardh në hadith këtu nënkuptohet ajo që është e kotë, e qortueshme dhe e papranueshme.” [Fund i citatit]
Së fundi, nëse incizimi (i hutbes) nuk kërkon lëvizjen e dorës gjatë hytbes, për shembull: ndezja e kamerës para se të fillojë hytbja dhe pastaj lënia e saj pa u marrë më me të, atëherë nuk ka gjë të keqe.
Allahu e di më së miri.
Burimi: https://www.islamweb.net/



