Pyetje: Jam një grua e martuar. Megjithatë, që nga mosha e re kam praktikuar masturbimin dhe jam bërë e varur prej tij. Pas martese, nuk mund ta ndaloj këtë zakon sepse nuk arrij dot kulmin gjatë marrëdhënies seksuale. Prandaj, gjatë aktit, e stimuloj veten duke prekur pjesën e sipërme të vaginës me gishtat e mi, ndërkohë që penisi i bashkëshortit tim është brenda saj. Me fjalë të tjera, praktikoj masturbimin derisa të arrij kulmin. A lejohet kjo? Ju lutem më këshilloni, pasi kam qenë e hutuar për vite dhe nuk njoh askënd për ta pyetur. Vlen të theksohet se jam e përkushtuar ndaj mësimeve fetare.

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, më pastaj:

Masturbimi është i ndaluar. Ndoshta shqetësimi yt është një nga pasojat e mëkatit që ke praktikuar që në moshë të re. Kryerja e një mëkati tjetër është një ndëshkim për një mëkat të mëparshëm.

Tani duhet t’i kthehesh Allahut të Plotfuqishëm me pendim, të braktisësh këtë zakon të keq dhe t’i lutesh Allahut që të të mbrojë nga e keqja dhe të të dhurojë dëlirësinë.

Duhet të dihet se burri ka të drejtë të kënaqet me gruan e tij si të dëshirojë, përveç marrëdhënies anale ose gjatë menstruacioneve, të cilat janë të ndaluara. Prandaj, nëse ai e bën këtë akt për të të ndihmuar në eksitimin seksual, atëherë është e lejuar, madje e këshillueshme. Duhet të ruhesh nga zbukurimi që shejtani i bën këtij veprimi të ndaluar dhe nga besimi se kënaqësia nuk mund të arrihet pa këtë mënyrë të palejuar.

Allahu e di më së miri.

 

Burimi: islamweb.net /
Solli në gjuhen shqipe: pergjigje.net