Pyetja: Një motër pyet: “Unë do të martohem jashtë Kosovës dhe burri im atje jeton me vëllain e tij. Burri im ka mundësi financiare të sigurojë një banesë për mua, por për shkak se nuk dëshiron që vëllai i tij të jetojë vetëm, thotë se duhet të jetojmë së bashku. Si janë dispozitat në këtë çështje, duke ditur vështirësitë për femrën? Çfarë na këshilloni?”
Përgjigjja nga Hoxhë Bekir Halimi:
Gruaja ka të drejtë të kërkojë të jetojë në shtëpi të vetme, ku nuk ka njerëz të cilët nuk i ka mahrem (të afërm me të cilët e ka të ndaluar martesën).
Megjithatë, këtë gjë duhet ta zgjidhë me burrin e saj me urtësi e mençuri, dalëngadalë dhe hap pas hapi, duke e ruajtur veten nga çdo veprim i cili mund ta çojë në ndonjë pasojë të padëshirueshme morale. Sepse, siç ka thënë Pejgamberi ﷺ:
“Prania e vëllait të burrit në shtëpi është rrezik sikur vdekja”.
Pastaj, gjithçka varet nga udhëzimi i burrit dhe sa ai e mirëpret këtë kërkesë të gruas. Qëllimi është që të arrihet kjo kërkesë e dëshiruar pa humbur gjëra më të mëdha, siç janë: kujdesi, respekti dhe dashuria e burrit.
Allahu e ndihmoftë këtë motër të gjejë zgjidhjen më të mirë!
/Hoxhë Bekir Halimi/




