Pyetje: “Kam bërë betim në vetvete pa e shqiptuar me fjalë, se nuk do të kam marrëdhënie intime me gruan time për një javë. Mirëpo, përgjatë kësaj periudhe kohore, ne kishim marrëdhënie intime, prandaj pyes se çfarë duhet të veproj?”

Përgjigje: “Nuk jeni të obliguar me asgjë, sepse nuk keni shqiptuar betimin. Në lidhje me këtë, Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

إن الله تجاوز لأمتي عما حدثت بها أنفسها ما لم تتكلم أو تعمل به

“Vërtetë, Allahu e ka falur atë nga umeti im i cili pëshpëritë në veten e tij, përderisa nuk e flet apo nuk vepron me të.”

Allahu na dhëntë sukses! Salauatet dhe selamet qofshin mbi Profetin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij!”

Disa nga faktorët që anulojnë islamin Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr. 2/16487

Betimi në vetvete/pa e shqiptuar Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr.: 1/17251