Pyetja:

Kam lexuar që çdo sëmundje që e kap njeriun të martën dhe të premten është e shërueshme. Unë e kam vëllanë e sëmurë nga depresioni qe katër vite. Ai është sëmurë ditën e premte. Desha ta di se a është e vërtetë që shërohet plotësisht se përmirësime ka pasur ama plotësisht nuk është shëruar?

***

Përgjigjja:

Sa i përket ditëve që keni përmendur se sëmundjet në to janë të shërueshme apo jo, kjo gjë është nga besëtytnitë, që ndryshe quhen besime të kota apo në gjuhën popullore fjalë plakash. Pra, nuk kanë kurrfarë baze në fenë tonë të pastër.

Allahu çdo sëmundjeje ia ka caktuar qysh më parë edhe shërimin, por atë duhet hulumtuar. Lusim Allahun Fuqiplotë, që ta shërojë vëllanë tuaj plotësisht dhe ta begatojë me shëndet e besim të mirë! Ai është i Plotfuqishëm për këtë. Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku