Pyetja:
Disa nga baballarët nuk kujdesen për fëmijët e tyre në çështjet e fesë. Cila është këshilla juaj hoxhë i nderuar për baballarët?
***
Përgjigjja:
Këshilla ime për baballarët është:
Keni frikë Allahun dhe kujdesuni për fëmijët tuaj dhe ata që janë nën kujdesin tuaj. Transmeton Abdullah Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Pejgamberi ﷺ, ka thënë: “Mësojini fëmijët tuaj të falen kur ata i kanë shtatë vjet, kurse rrihni për të (namazin) kur t`i mbushin dhjetë vjet. Gjithashtu ndani mes vete në shtrat.” [1]
Obligim e kanë baballarët, nënat dhe vëllezërit e mëdhenjë të kujdesen për ata që i kanë nën përkujdesjen e tyre, t’i urdhërojnë ata drejt faljes së namazit dhe t’i ndalojnë nga gjërat që i ka ndaluar Allahu, kjo është amanet dhe përgjegjësi e madhe mbi ta.
Allahu i madhëruar, në librin e Tij, Fisnik, thotë:
“O ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, karburante (lëndë djegëse) të të cilit janë njerëzit dhe gurët, dhe të cilin e mbikëqyrin engjëjt e fuqishëm dhe të ashpër, të cilët nuk u kundërshtojnë urdhërave të Allahut dhe të cilët punojnë për atë që urdhërohen.” (Tahrim: 6)
Allahu i madhëruar, në librin e Tij, Fisnik, gjithashtu thotë:
“Dhe urdhëroje familjen tënde që të bëjë namaz dhe në këtë bënu këmbëngulës! Na nuk kërkojmë furnizim prej teje. Ne të furnizojmë ty, e përfundimi i mirë është për ata që ruhen nga mëkatet.” (Ta Ha: 132).
T’i edukojmë fëmijët tanë ta respektojnë Allahun, të dërguarin e Tij, t’i urdhërojmë fëmijët tanë drejtë faljes së namazit, t’i ndalojmë nga gjêrat që na ka ndaluar Allahu dhe i dërguari i Tij, t’i ndalojmë nga pirja e alkoolit, pirja e duhanit, ndëgjimi i muzikës, t’i ndalojmë nga shoqërimi me shokë të këqinj si dhe ti urdhërojmë të shoqërohen me shokë të mirë.
Transmetohet se Abdullah ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, ﷺ, duke thënë: “Secili nga ju është bari për kopenë e tij. Udhëheqësi është bari dhe është përgjegjës për kopenë e tij. Burri është bari për familjen e tij dhe është përgjegjës për kopenë e tij. Gruaja është bareshë për shtëpinë e burrit të saj dhe ajo është përgjegjëse për kopenë e saj. Shërbyesi është bari për pasurinë e pronarit të tij dhe është përgjegjës për kopenë e tij, dhe mendoj se tha: Njeriu është bari për pasurinë e babait të tij dhe është përgjegjës për kopenë tij, dhe të gjithë janë (jeni) barinjë dhe të jeni përgjegjës për kopetë e juaja.” [2]
Shejh Ibën Bazi “Mexhmu’u el Fetaua ue meka’la’t el Muteneuiah”: 7/184, 185
Përktheu: Suad B. Shabani
——————————
[1] Ebu Davudi, 495
[2] Buhariu, 2409; Muslimi, 1829