Ngushëllimi i atij që i është bërë zullum
Allahu i madhëruar thotë në Kuran:
“Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë zullumqarët!
Ai vetëm ua shtyn (dënimin) deri në Ditën, kur sytë e tyre do të zgurdullohen (nga tmerret që do të shohin).
Atëherë ata duke vrapuar me kokë lart, nuk do të mund t’i lëvizin sytë, ndërsa zemrat e tyre do të jenë të zbrazëta (nga tmerri).” (Surja Ibrahim: 42-43)
Tabi’ini i njohur Mejmun bin Mihran -Allahu e mëshiroftë thoshte:
Kjo fjalë është ngushëllim për atë që i është bërë zullum dhe kërcënim për zullumqarin.
Shih Tefsir Ibn Ebij Hatim.