Pyetja:

Jam një vajzë që nuk fali namaz, por, një besimtare më ka parë në ëndërr duke u falur. Edhe unë vet e kam parë në ëndërr veten duke e mësuar suren El Fatiha.

***

Përgjigjja:

Ëndërrat janë tri llojesh: lloji i parë është nga Allahu, lloji i dytë është nga shejtani dhe lloji i tretë i ëndërrave ndodh nga përditshmëria (nga ngjarjet ditore). Ndërsa në rastin tuaj duket një përgëzim, andaj ju këshillojmë ta filloni namazin prej sot dhe mos ta shtyeni për asnjë moment, ngase Allahu ta ka dashur të mirën me këtë ëndërr.

Bedri Robaj