Pyetja:
A lejohet të bëhet nijeti për agjërimin e ditës së nesërme në fillimin e pjesës së parë të natës apo patjetër duhet të bëhet në syfyr?
***
Përgjigjja:
Bërja e nijetit duhet të bëhet para hyrjes së namazit të sabahut qoftë kjo bërje e nijetit të jetë në fillimin e natës apo fundin e saj. Me rëndesi bërja e nijetit të jetë para hyrjes së namazit të sabahut.
(Vërejtje: Fjala është pêr agjërim obligative (Ramazanin), kurse bërja e nijetit për agjërim nafile lejohet të bëhet edhe pas namazit të sabahut).
Shejh dr. Salih el Feuzan
Përktheu: Suad B. Shabani