Pyetja:

Dëshiroj që të më përgjigjeni në pyetjen time. Është fjala për dy ëndërra që i shoh shpesh dhe më shqetësojnë shumë. Shoh sikur qentë duan të më hanë dhe unë unë mundohem të ik duke  kërkuar ndihmë prej ndokujt.

Ëndrra e dytë. Jam e mbuluar  dhe fal namaz rregullisht si dhe i kryej edhe obligimet tjera ndaj Allahut dhe as që më shkon mendja t’i lakmojë femrat pa mbulesë, elhamdulilah që unë jam e mbuluar me vullnet, por shpesh shoh në ëndërr veten pa mbulesë, nganjëherë edhe lakuriq duke u pastruar dhe më shohin burrat që e kanë të ndaluar të më shohin ashtu. Brengosem shumë që unë jam me mbulesë e po më shohin njerëzit e huaj pa mbulesë. A mund të më tregoni çfarë kuptimi kanë këto ëndërra.

***

Përgjigjja:

1. Sa i përket ëndrrës së parë, komentimi i saj është ky. Ti ke armiq që nuk ta duan të mirën dhe gjithmonë mundohen që të të bëjnë keq, dhe të arrijnë tek ti, por nuk kanë mundësi me lejen e Allahut. Këtë nuk mund ta bëjnë por vetëm  të dëmtojnë dhe të mundojnë me fjalë.

2. Do të kesh një pozitë dhe një vlerë të lartë tek njerëzit dhe do të përmendesh para njerëzve me të mira. Sepse nëse besimtarja sheh në ëndërr këto gjëra dhe brengoset për këto, kjo është një sihariq dhe një myzhde për të se do të ketë një pozitë tek njerëzit dhe ata do të flasin për të në të mirë të saj. Ndërsa ajo nuk ka dëshirë që t’i përmenden ato të mira. Allahu e di më së miri.

Husejn Serraxh