Pyetja:

Kur është koha më e mirë që xhemati të lexojë suren El-Fatiha në namaz, atëherë kur imami është duke e kënduar suren El-Fatiha apo kur është duke lexuar një tjetër?

***

Përgjigjja:

Më së miri është që xhemati të lexojë suren El-Fatiha atëherë kur imami ta ketë përfunduar leximin e kësaj sureje, ngase në këtë mënyrë xhemati mund ta dëgjojë këndimin e sures El-Fatiha nga leximi i imamit.

Leximi i surës El-Fatiha në namaz është farz e shtyllë, sikurse edhe xhematliu e ka për obligim të dëgjojë dhe përcjellë leximin që i bën imami kësaj sureje.

Në rast se xhematliu e lexon surën El-Fatiha pikërisht në të njëjtën kohë kur imami e lexon atë, atëherë ai po e anashkalon një farz të namazit. Pastaj, pasi imami dhe xhemati të dy të kenë lexuar këtë El-Fatihanë, pra kur imami fillon të këndojë një sure tjetër pas El-Fatiha, atëherë xhematliu hesht, gjë që është dashur të ndodhë edhe tek këndimi i El-Fatihasë, e jo tek një sure tjetër, ngase, siç e dimë, leximi i ndonjë sureje pas El-Fatihasë është sunet, e jo farz.

Pra, në këtë rast ajo që është më së miri, e që vërtetë duhet të respektohet, është që xhemati t’i japë përparësi imamit, gjë kjo që bëhet nëpërmjet heshtjes dhe dëgjimit gjatë kohës që imamin e lexon suren El-Fatiha, ngase, siç thamë më lartë: të dëgjosh imamin kur ai e lexon suren El-Fatiha në namaz, është farz, e s’ka dyshim që njeriu me mendje të shëndoshë e di shumë mirë që farzi ka përparësi ndaj sunetit, pra krejt kjo shikuar nga një aspekt.

Aspekti tjetër është se kur imami arrin tek ajeti:
“Veled-Dal-lin”, ti në atë çast nëse je duke kënduar suren El-Fatiha, atëherë nuk mund të thuash në të njëjtën kohë edhe fjalën “Amin!”, e që kështu që i bie ti të ndahesh nga xhemati dhe të humbasësh diçka që është shumë më e mirë se sa ajo që e pretendon.

Shejh Ibn Uthejmin

Përktheu: Suad Shabani