Pyetja:

Në cilat raste i bie të bëjmë përgojim?

***

Përgjigjja:

Përgojimi është atëherë kur të përmendësh diçka rreth një personi (në mungesë të tij) të cilën ai e urren (të përmendet) qoftë kjo në lidhje me trupin e tij, karakteristikat fetare të tij, punët e tij të dunjasë, vetës së tij, pamjes së tij fizike, karakterit të tij, pasurisë së tij, fëmijës së tij, babait të tij, gruas së tij, veshjes së tij, mënyrës së tij të ecjes, buzëqeshjes së tij, mungesës së moralit të tij, vrenjtësisë së tij, gazit t tij, ose ndonjë gjë tjetër e lidhur me këtë që thamë më lart. Po ashtu, është e njëjtë nëse i permendni këto gjëra për të me fjalë, nëpërmjet shkrimeve, ose nëse i veni në dukje ose tregoni ato duke bërë gjeste me sytë tuaj, dorë, apo kokë.

Sa për trupin, atëherë kjo është kur ju thoni: “ai është i verbër”, “ai çalon”, “ai është sy-turbullt”, “ai është tullac”, “ai është i shkurtër”, “ai është i gjatë”, “ai është i zi”, “ai është i verdhë”.

Sa për cilësitë e tij fetare, atëherë kjo është kur ju thoni: “ai është mëkatar”, “ai është hajdut”, “ai është tradhëtar”, “është shtypës”, “ai e merr namazin lehtësisht”, “ai nuk kujdeset për papastërtitë”, “ai nuk sillet mirë ndaj prindërve të tij”, “ai nuk e paguan zekatin ashtu siç duhet” dhe, “ai nuk eviton shpifjen”.

Sa për çështjet e kësaj bote, atëherë kjo është kur ju thoni: “ai ka sjellje të këqija”, “ai është i shkujdesur ndaj njerëzve”, “ai nuk mendon se ndonjëri ka të drejtë mbi të”, “ai flet shumë”, “ai ha dhe fle shumë”, “ai fle në kohë jo të duhura”, “ai ulet në vendet që nuk i takon të ulet”.

Sa për çështjet lidhur me prindërit e ndonjërit, atëherë kjo është kur ju thoni: “babai i tij është mëkatar”, “Negro (zezak)”, “që rri kot”, “mbjellës”, “shitës gjedhesh”, “marangoz”, “farkëtar”, “thurës”.

Sa për karakterin e tij, atëherë kjo është kur ju thoni: “ai ka sjellje të këqija”, “ai është arrogant”, “ai është grindavec”, “ai nxiton dhe ngutet”, “ai është tiran”, “ai është i dobët”, “ai ka zemër të dobët”, “ai është i papërgjegjshëm”, “ai është i mjerë”, “ai është i shthurur”, etj.

Sa për veshjen, kjo është kur ju thoni:”ai ka mëngë të gjera”, “i ka të shkurtëra të kthyerat e rrobës”, “sa veshje e papastër”, e kështu me radhë.

Imam Neveviu, “Ruajtja e gjuhës”