Pyetja:
Jam person që i fali 5 kohët e namazit mirëpo kur e thërras ezanin më kaplon një frikë e dridhem. Kjo frikë ka filluar kur para 2 vitesh duke e thirrur ezanin kam humbur vetdijen. A mund të më këshilloni?
***
Përgjigjja:
Është vështirë të kuptohet se çfarë mund të jetë shkaku pse ju ndieni frikë gjatë këndimit të ezanit; është e mundur që ju të keni ndonjë cytje prej shejtanit, prandaj do t’ju kishim këshilluar që të takoheni me ndonjë hoxhë i cili bën rukje me Kuran dhe Sunet dhe t’ju lexoj Kuran. Kështu që nëse keni ndonjë problem që ka të bëjë me cytje, mund ta tejkaloni me lejen e Allahut të Lartmadhëruar. Por, duhet të keni kujdes të mos i vizitoni pseudohoxhallarët dhe ata që pretendojnë se shërojnë, por në fakt bashkëpunojnë më shejtanët.
Gjithashtu problemi juaj mund të jetë edhe i natyrës psikike (se keni fituar frikë, ashtu si e përmendni edhe ju); kur e paskeni humbur vetëdijen në atë rast gjatë thirrjes së ezanit. Keni fituar një frikë që nga ajo kohë, prandaj çdo herë që tani e dëgjoni ezanin, në zemër ju futet një frikë, se mos vallë po përsëritet humbja e vetëdijes prapë. Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi