Pyetje: Kur thoni kërkimin e diturisë, a doni të thoni vetëm diturinë e Ku’ranit apo shkencë e teknologji?
Përgjigje: E para dhe e pakontestueshja dhe e privilegjuar është dija e fesë, të mësosh atë që Allahu e do më së shumti pra librin e Tij: Ku’ranin, sunetin, dispozitat. Është e kuptueshme se të gjithë nuk mund të arrijmë të marrim vetëm dijen e fesë, por krahas kësaj diturinë e dobishme siç është mjekësia, që është një mision i përzgjedhur dhe shumë i rëndësishëm, të bëhet një besimtar musliman mjek apo mjeke edhe kjo e arrinë kënaqësinë e Allahut, por edhe në teknologji, nëse marrim dhe studiojmë teknologji dhe në të ardhmen e përdorim teknologjinë për përhapjen e lajmeve të mira dhe ndalimin nga e keqja edhe këtë e do Allahu.
Nuk mund të krahasohet ai që studion Ku’ranin dhe ai që merret me studime të tjera, për shembull sociale e të tjera, por çdo njëri që merr dobi të hajrit dhe vepron me atë për të mirë duke e përhapur te njerëzit kjo ka shpërblim te Allahu.
Hoxhë: Fadil Musliu