Pyetja:

Kush ua ka vënë emrat djemve të Fatimes (Allahu qoftë i kënaqur me të), Hasanit dhe Husejnit?

***

Përgjigjja:

Dy djemtë e Fatimes (Allahu qoftë i kënaqur me të), Hasani dhe Husejni, janë nipa të pejgamberit të fundit të Allahut, Muhamedit ﷺ dhe kanë lënë gjurmë të thella në historinë islame.

Sipas një transmetimi, Aliu këtyre ka dashur t’i emërtojë ndryshe, e jo këto dy emra, por kur e pyeti Pejgamberi ﷺ se çfarë emrash mendon t’u vëjë djemëve të tij, dhe ai i ka treguar, Pejgamberi ﷺ nuk është pajtuar me ata emra dhe ua ka vënë këta emra që i kanë patur, gjegjësisht të madhit ia ka vënë Hasan ndërsa të voglit Husejn. Sipas transmetimit në fjalë, emrat e tyre i ka zgjedhur gjyshi i tyre, i Dërguari i fundit i Allahut, Muhamedi ﷺ. Kuptimi i emrave është: ”I mirë”.

Allahu e di më së miri.

Bashkim Aliu

Comments are closed.