Pyetja:

A më ka bërë dikush magji-sihër se nuk jam e martuar dhe me atë njeri që njihem nuk e pranon kërkesën time por insiston në të tijën e ai nuk kërkon tjetër vetëm për marrëdhënie dhe unë këtë nuk e dua në asnjë mënyrë.

***

Përgjigjja:

Nuk duhet të kompleksohet muslimania nga magjia – sihri. Ndonëse magjia mund ta ketë ndikimin e vet negativ, ne megjithatë duhet ta kemi parasysh se me ndihmën e Allahut Fuqiplotë jemi mbi magjinë derisa jemi respektues të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, i përfillim urdhrat e tyre dhe heqim dorë nga ndalimet e tyre.

Kuptoj se në këtë kohë ka shumë njerëz të pandërgjegjshëm dhe të pandershëm, dhe nuk kërkojnë nga gjinia e kundërt gjë tjetër, përveç mundësisë për shfryrjen e epsheve të tyre. Allahu na udhëzoftë të gjithëve në Rrugën e Drejtë! Mirëpo, femra duhet ta kuptojë se nuk i lejohet të dalë për të biseduar qoftë edhe për martesë e vetmuar me një mashkull të huaj. Paramendo sikur për ju të interesohej dikush fillimisht dhe interesimin e tij do ta shprehte përmjet ndonjë msiti (lajmësi) tek kujdestari i juaj dhe krejt në fund, pas miratimit të dy familjeve do të varej puna nga takimi i juaj, i cili do të ndodhte në praninë e një të afërmi tuaj. Vallë, në këtë rast ai ofertues serioz, a do të kishte karakter të tillë dhe guxim që të kërkonte nga ju vetëm atë që e keni përmendur? Apo do t’ju kishte shikuar me syrin e xhelozisë sikur të ishe bashkëshortja e tij.

Andaj porosia ime do të ishte që mos lejoni të takoheni me njerëz që nuk janë serioz në kërkimin e bashkëshortes, por shikojnë të gjejnë thjesht një partner të përkohshëm të jetës, andaj edhe nuk ka se çka t’ju propozojë, përveç dëshirës së tij shtazarake dhe nuk ka se si t’i pranojë kushtet tuaja. Pra, seriozitet më shumë nga ju, që të gjeni para vetes njerëzit seriozë me oferta serioze.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku