Pyetja:

Nëse një i ri shoqërohet me shumë shokë, cilat janë cilësitë e duhura që t’i ketë një shok i mirë?

***

Përgjigjja:

Kjo është një pyetje e rëndësishme. Shoku ka ndikim të madh tek shoku i vet. Për këtë shkak thuhet:

“Më trego me kë rri, të tregoj kush je.” ngase çdonjëri i shëmbëllen shokut të vet.

Ndërsa Pejgamberi ﷺ në një hadith autentik shëmbëllen “shoqëruesin e mirë me atë që bart misk (parfum). Ose do të ta japë miskun, ose do ta shesë atë, ose do të vijë era e mirë edhe ty. Dhe shoqëruesi i keq është sikurse shembulli i farkëtarit ose do të t’i zhytë rrobat tuaja, ose do të të japë edhe ty erë të keqe.”

Në një hadith thuhet se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Njeriu është në fenë e shokut të tij, pra le të shikojë secili prej jush se me kë shoqërohet”.

Kini kujdes nga shoqëria e keqe! Mundohu të gjesh shokë të mirë e të ndershëm, të cilët të ndihmojnë të jesh i drejtë dhe i devotshëm, e të ndalojnë nga veprat e turpshme dhe të këqija. Brenda një jave ose dhjetë ditësh, ti ke mundësi të njohësh shoqërinë nëse janë të duhur që të rrish me ta ose jo. Qëndro larg e më larg atij që nuk ka hajr në të, pa e marrë parasysh nëse problemi qëndron në mendimet, besimin (akiden), moralin ose adhurimin (ibadetin) e tij.

E lus Allahun që të na bëjë të mundshme që të kemi shokë të mirë, ngase Ai ka mundësi për çdo gjë.

Shejh Uthejmin
Burimi: Xhamiambret