Pyetje: “Nëse pelegrinazhi ka vetëm ujë Zemzemi me vete dhe hynë koha e namazit, atëherë a duhet të mërr abdes me ujë Zemzemi apo duhet të merr tejemum duke qenë se Zemzemi është një ujë i bekuar i cili duhet vetëm të pihet?”

Përgjigje: “Siç u tha Zemzemi është ujë i bekuar.

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Uji i Zemzemit është për atë qëllim që pihet.”

Prej bekimeve të tij janë edhe të pastruarit me të për namaz. Është e lejueshme për të marrë abdes me të. Nuk ka asnjë problem. Sepse ky është ujë dhe hyn tek fjala e Allahut Te ala:

يا أيها الذين آمنوا إذا قمتم إلى الصلاة فاغسلوا وجوهكم وأيديكم إلى المرافق وامسحوا برؤوسكم وأرجلكم إلى الكعبين وإن كنتم جنبا فاطهروا وإن كنتم مرضى أو على سفر أو جاء أحد منكم من الغائط أو لامستم النساء فلم تجدوا ماء فتيمموا صعيدا طيبا فامسحوا بوجوهكم وأيديكم منه

“O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja.” 5:6

Në këtë rast është e detyrueshme për të që të pastrohet me ujë Zemzemi. Përderisa ka ujë nuk i lejohet atij të merr tejemum.”

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)
Burimi: Nur ala-Darb (55 A)