Pyetja:

Unë kam qenë shtatzënë në Ramazan dhe jam frikësuar për fëmijën tim prandaj kam ngrënë ditët e Ramazanit e pastaj kam kompenzuar atë pas Ramazanit gjithashtu edhe kam dhënë sadaka për çdo ditë. Kjo formë e veprimit tim a ka qenë e saktë apo ka vërejtje në të?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut kurse salavatet dhe selamet Pejgamberit të Tij.

Gruaja shtatzënë nëse frikësohet për veten apo foshnjen e saj se mund të dëmtohet nga agjërimi atëherë i lejohet të hajë në ditët e Ramazanit. Pas lindjes së foshnjes ajo i kompenzon ato ditë një nga një dhe nuk ka nevojë që të jap edhe sadaka.

Gjendja e saj ndërlidhet direkt me atë të personit të sëmurë i cili ditët e tij të ngrënjes në Ramazan i kompenson më vonë një nga një. Allahu thotë: “Kush është i sëmurë apo udhëtar le t’i kompensoj ato ditë më vonë.” (Bekare: 185)

Udhëzimi është vetëm nga Allahu kurse salavatet dhe selamet i takojnë Pejgamberit tonë ﷺ.

Komisioni i Përhershëm i Dijetarëve për Fetva dhe Studime nr. 1453

Përktheu: Lulzim Susuri